Zëvendëministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi do ta udhëheqë Komisionin për ndërtimin e rrugës Prizren-Tetovë.
“Jam i lumtur që do ta udhëheqë komisionin ndërshtetëror për ndërtimin e rrugës Prizren – Tetovë që u votua në mbledhjen e Qeverisë.”, deklaroi zv.ministri Durmishi.
Qeveria, të mërkurën miratoi vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e fizibilitetit për rrugën Prizren – Tetovë.
E kjo rrugë, sipas ministrit Liburn Aliu, buxhetit të Kosovës do t’i kushtojë mbi 150 milionë euro.
Ndërkohë, për këtë projekt i cili kalon në Parkun Nacional ‘Malet e Sharri’, ka reaguar alpinistja e njohur, Uta Ibrahimi. Ajo për Periskopin u shpreh e indinjuar për ndërtimi e kësaj rruge sepse, sipas saj, do të ‘dëmtohen mushkëritë e Kosovës’.