Sokol Halili mori vetëm 1.37% të votave, apo 311, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Skenderajt.
Nga përkrahës i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, në kandidat të pavarur për zgjedhjet komunale në Skenderaj.
Ky është drejtimi që mori rrugëtimi më i shkurtër se një vjeçar i Sokol Halilit, njeriut që u bë i famshëm për aksidentin me një qen në fillimin e këtij viti.
Para zgjedhjeve të kaluara nacionale, Haliti shkeli një qen derisa po ngiste me veturën e tij rrugëve të Skenderajt. Aktin e kishte incizuar në një video live në Facebook.
Pasi u bë i “famshëm”, ai vendosi të kandidoi si kandidat i pavarur në zgjedhjet komunale të 17 tetorit. Por, as parashikimet nuk i shkuan më mirë sesa vozitja e veturës.
Halili mori vetëm 1.37% të votave, apo 311, në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Skenderajt.