Ditën e djeshme ka vdekur regjisorja Burbuqe Berisha.
Dyshohet se 51-vjeçarja pësoi sulm në zemër në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Ditën e sotme, Burbuqe Berishës i është dhënë lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës, nga familjarë e miqtë e saj më të mirë.
Berisha u lind në Shkup, por studimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitet të Prishtinës.
Punoi si menaxhere në Kino ABC dhe për një kohë udhëhoqi Teatrin Kombëtar të Prishtinës.