Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Tahiri ka marrë përkrahjen e deputetes Rrezarta Krasniqi për kandidaturën e tij në Komunën e Vushtrrisë.
Tahiri ka publikuar një fotografi bashkë me deputeten e Lidhjes Demokratike në Facebook të enjten.
Tahiri, i cili udhëheqi Vushtrrinë për katër vite, mori 9,956 vota në raundin e parë të zgjedhjeve, apo 33.82%. Një përqind të votave më shumë i siguroi Ferit Idrizi i PDK-së.
Ata, do të ballafaqohen me njëri-tjetrin në garën e balotazhit.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/28/auto_kojs-696x7791635439511.jpg)