Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas kërcënimit të kryeministrit Albin Kurti.
Mustafa përmes një postimi në Facebook, thotë se i erdhi keq për lajmin kur ka dëgjuar se është kërcënuar Kurti.
Mustafa thotë se kërcënimi i Kurtit ia kujtoi kohën atij kur njerëzit e Albin Kurtit më 26 shkurt 2016 e kishin sulmuar shtëpinë e tij në kohën kur ishte kryeministër.
Mustafa tregon se e kishte pyetur gruan e tij se a pati frikë dhe a e mbrojti policia? “Po çfarë”, ia ktheu ajo.
Ai tregon se policia mezi shpëtuan pasi korridorin e kishte kapur flaka.
E quan gat që gruaja e tij mbeti gjallë dhe policët nuk ishin lënduar.
Postimi i plotë:
Miq të nderuar,
Mbrëmë u njoftuam se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e ka rrethuar shtëpinë e Kryeministrit Kurti, pas një kërcënimi që i ishte bërë.
Më erdhi keq!
Më vonë u tha se ishte një kërcënim nga adresa Shit e Blej!
Kjo ma kujtoi kohën kur, jo adresa shit e blej, por njerëzit e Albin Kurtit, Kryeministrit të tanishëm, në terrin e datës 26 shkurt 2016 sulmuan shtëpinë time, që isha Kryeministër i Kosovës, me bomba molotov.
Kur arrita në shtëpi e pyeta shoqen time se si u ndjeve, a pate frikë, a të mbrojti policia. Ajo ma ktheu: po çfarë!! Policët mezi e shpëtuan kryet e tyre, sepse e kapi flaka dhe tymi korridorin ku ata ishin të vendosur.
Nuk kishte njësi speciale as mbrojtje speciale.
Fati gruaja mbeti gjallë dhe policët që kujdeseshin për shtëpinë time nuk ishin lënduar.
Kujtime të rënda!