Pas akuzave për shkëmbimin e territoreve, ka reaguar Shpend Ahmeti, ku e ka bërë të qartë qëndrimin e tij për këtë çështje.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se nuk ka qenë në diskutimin për të cilin thuhet se është diskutuar shkëmbimi i territoreve
Postimi i plotë:
Qëndrimi im për shkëmbimin e territoreve si publik ashtu edhe privat - dihet. Këtë qëndrim e kam shprehur gjithkund. Me insistimin tonë (Visarit e Dugagjinit) dhe me aprovimin e gjithë anëtarëve të delegacionit e kemi pas në platformë e që pastaj është votu nga Kuvendi se kufijtë janë të padiskutueshëm.
Një kolege nga Bosna me të cilën kemi qenë në panel në Uashington e ka përmend një diskutim joformal me Palmer ne një cocktail. Unë nuk kam qenë në atë diskutim. Meqenëse në postim e ka përmend që ka qenë në panel me mu më herët, disa njerëz kanë lidh paralele me mu. Mund ta pyetni edhe Sabinën (mediat) por më e mira është që ky panel para thinktank-ave të dhe opinion-bërësve në DC ka qenë publik dhe është online.
Personi deputet që është deklaruar sot se duhet me më shpall armikun e kombit ose të kërkoj falje ose më duhet ti drejtohem gjykatës. Po të ishte qytetar i thjeshtë nuk isha marr, por një eksponent zyrtar i qeverisë dhe kuvendit nuk mundet me fol pallavra të pabaza.