Dren Doli është propozuar për ambasador të Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës dhe pritet që të marrë miratimin nga ky vend.
Lidhur me propozimin e tij për ambasador, media ka kontaktuar me Dren Dolin.
Ai nuk e ka mohuar propozimin e tij por ka thënë se për këtë çështje përgjegjës për të folur janë Ministria e Punëve të Jashtme ose Presidenca e Republikës së Kosovës.
“Ju lutem drejtojuni me pyetje MPJ. Në fakt ata e kanë përgjegjësinë për t’u përgjigjur ju luttem për cdo gjë në lidhje këtë të kontaktoni me MPJ ose Presidencën”, është përgjighur shkurt Doli.