Avokati nga Drenasi, Gazmend Halilaj, që kishte punuar në Policinë e Kosovës, në vitin 2015 nga strukturat e SHIK-ut, iu kishte ndërpre kontrata, derisa ishte në kulmin e karrierës.
Kështu ka njoftuar vet avokati Halilaj, në një postim në Facebook, ku tregon se tash në vitin 2021, Gjykata e Apelit ka kërkuar që ai të kthehet si epror në departamentin e Inteligjencës.
Por, Halilaj thotë se më nuk do të kthehet për asjnë çmim e as pozitë.
Ai thekson se do të jetë avokati i popullit, sikurse që është duke punuar për momentin.
Postimi i plotë:
Miq, Gjykata Apelit ka kërkuar të kthehem në Policinë e Kosovës si eprore në departamentin e Inteligjencës, pasi në 2015, ndikimi i strukturave të SHIK-ut, ma kishte ndërprere kontratën, derisa isha në kulm të karrierës.
Miq, ju ishit ata që më përkrahet në çdo situatë dhe ju siguroj që: PËR ASNJË ÇMIM A POZITË, nuk ua kthej shpinën, por do vazhdoj të jem AVOKAT I JUAJI.
Qofshi të nderuar përherë...