Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar sot rezultatin e zgjedhje lokale, të mbajtura më 17 tetor.
Kjo ndodhi përkundër që në disa komuna ishin raportuar për parregullsi e keqpërdorim të votave, shkruan "Bota sot".
Për certifikimin e zgjedhjeve ka reaguar edhe kandidati i pavarur për kryetarë të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se “KQZ-ja, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme heshtën para manipulimeve, duke mos u marrë fare me pasojat e shkeljeve që edhe vet i kanë identifikuar”.
“Blerja e votave, presioni i zyrtarëve të caktuar politik mbi votuesit dhe manipulimi i procesit zgjedhor përmes sistemit të "trenit bullgar" për këto institucione në fjalë ishte normale dhe ju e dini përse”, ka shkruar Jashari.
Ndërkaq, ky është rezultati përfundimtar i certifikuar nga KQZ-ja:
Partia e parë në komunën e Skenderajt është Partia Demokratike e Kosovës me 13.123 vota.
Kandidati i PDK-së, Fadil Nura arriti që të fitojë 57.89% të votave.
Kurse, Bekim Jashari është renditur i dyti, me 9.236 mijë vota apo 40.74%.
Ndërsa, kandidati Sokol Halili nga Iniciativa qytetare për Skenderajn, është votuar vetëm nga 311 qytetar apo 1.37%.