Pendohet qytetari pasi kërcënoi Isa Mustafën dhe Abrashin

Aktuale

Pendohet qytetari pasi kërcënoi Isa Mustafën dhe Abrashin

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:16
Abrashi, Mustafa, Hoti

Gjashtë vite pasi zgjodhi rrjetet sociale për t’i kërcënuar ish-ministrin për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Arban Abrashin dhe Besnik Mustafën, djalin e Isa Mustafës, në atë kohë kryeministër i vendit, Alban Morina nga Rivexha e Klinës, thotë se u pendua për këtë.

“Papunësia. Më ka ardhur si mllef, nuk e di as vet sepse jam kanë i ri 22 vjet. Nuk e kam menduar që është vepër penale”, tha ai.

Nga pushtetarët në atë periudhë, për Morina ishte thënë se ishte anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Por në atë kohë, kjo gjë ishte demantuar nga pushtetarët aktual.

“Çdo raportim që një aktivist i Vetëvendosje-s e ka kërcënuar ministrin apo djalin e kryeministrit është plotësisht i pavërtetë”, kishte thënë Frashër Krasniqi, që në vitin 2015 ishte në sektorin për media të kësaj partie.

E arrestimi i tij ishte bërë vetëm pas 10 dite, kur organet e rendit e kishin bërë lokalizimin e tij.

“Policia ka ardhë me kallasha. Unë kam respekt për ta, jam krenar për ta, por qysh janë ardhë ata më kanë tranu me familjar e krejt”.

Procedura ligjore për dënimin e tij me 3 muaj burg, ishte zgjedhur të bëhet mjaft shpejt.

Ngjarjet e një dite më parë kur kryeministri i vendit Albin Kurti u kërcënua, Morina tha se i përcjelli në rrjetet sociale. Por të njëjtat nuk deshi t’i komentojë.

E ndaj atyre që zgjedhin ta bëjnë një gjë të tillë, ky ka vetëm një apel që ta respektojnë ligjin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat