Qalaj: U ekzagjerua pak rasti për kërcënimin e Kurtit, raste të tilla në të kaluarën s’janë bërë publike

Aktuale

Qalaj: U ekzagjerua pak rasti për kërcënimin e Kurtit, raste të tilla në të kaluarën s’janë bërë publike

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 00:24
Rashit Qalaj dhe Albin Kurti

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, tashmë deputet i PDK-së, ka komentuar raportimet për kërcënimet ndaj kryeministrit Albin Kurti, që pasuan me shtimin e masave të sigurisë të shtëpia e tij.

Gjithë këtë situatë, Qalaj e quan “pak të ekzagjeruar”, pasi sipas tij raste të tilla kanë ndodhur edhe në Qeverinë Kurti 1.

“Këso kërcënime kanë ndodhur edhe më herët. Edhe sa ka qenë Thaçi e Haradinaj kryeministër, edhe në mandatin e parë të Albin Kurtit si kryeministër, por nuk janë dalë shumë në publik. Është pak një ekzagjerim. Megjithatë Policia e kanë obligim kurdo që kërcënohet një lider”, tha Qalaj.

Policia e Kosovës, sot ka dalë me një komunikatë për media lidhur me rastin e kërcënimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Nga Policia kanë bërë të ditur se me të marrë informacionin janë shtuar masat e sigurisë personale të Kurtit, përfshirë edhe mbrojtjen e afërt, por në këtë aktivitet nuk ka qenë i angazhuar asnjë zyrtar i Njësive Speciale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat