Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovë, mbahet mbledhje komemorative për nder të Burbuqe Berishës, duke filluar nga ora 11:00.
Regjisorja Berisha u varros dje pasi vdiq të mërkurën në objektin e Ministrisë së Kulturës në moshën 51 vjeçare.
Dyshohet se 51-vjeçarja pësoi sulm në zemër në vendin e saj të punës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
Berisha u lind në Shkup, por studimin fillor dhe të mesëm e kreu në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitet të Prishtinës.