Personat me nevoja të veçanta do të votojnë përmes ekipeve mobile në balotazh

Aktuale

Personat me nevoja të veçanta do të votojnë përmes ekipeve mobile në balotazh

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 09:25
Foto ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes ekipeve mobile, do të mundësojë votimin e Personave me Nevoja të Veçanta në komunat ku do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale.

Bëhet e ditur se deri më 11 nëntor, KQZ-ja do të idetifikojë votuesit e infektuar me COVID-19, ndërsa për votuesit me nevoja të veçanta (VNV) në instiucione, KQZ-ja do të dërgojë kërkesë në Ministrinë e Drejtësisë nga 2 deri më 5 nëntor, ndërsa kërkesën në Ministrinë e Shëndetësisë do ta dërgojë deri më 10 nëntor, njofton Klankosova.tv.

Në ndërkohë që, fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët që do të garojnë në balotazhin e 14 nëntorit do të jetë 5 ditore.

Kjo fushatë do të nis më 8 nëntor dhe do të përfundojë më 12 nëntor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat