Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Meta ka ironizuar me raportimet se kryeministri i vendit Albin Kurti është kërcënuar me jetë.
Meta në Facebook ka publikuar fotografinë me numrin e votave që mori LDK-ja në zgjedhjet e 17 tetorit.
Me këtë rast, ai pyeti se çka d.m.th. numri që po publikohet nga shumë persona.
“Çka d.m.th ky numër, që po e publikojnë shumë miq!? - Mos është ky kërcënuesi misterioz?!”, shkroi Meta.
Ndryshe, pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha votave, të rregullta, të mërgatës e me kusht, LDK ka fituar 170,177 vota me të cilat u radhit si parta e parë - me më së shumti vota - në zgjedhjet e 17 tetorit.
Postimi i plotë i Metës në Facebook