Me Biden-in gërshërët e ndarjes ranë në fund të Atlantikut!/Analisti nga SHBA: Deklarata e Sabina Çudiq-it vetëm maja e ‘ajsbergut’ për rrezikun që i kanosej Kosovës

Aktuale

Me Biden-in gërshërët e ndarjes ranë në fund të Atlantikut!/Analisti nga SHBA: Deklarata e Sabina Çudiq-it vetëm maja e ‘ajsbergut’ për rrezikun që i kanosej Kosovës

Nga: M.L. Më: 29 tetor 2021 Në ora: 15:56
Presidenti Joe Biden

Politikanja e Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Çudiq, ka thënë se ish i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer, i kishte thënë asaj në prill të vitit 2019 gjatë një konference në Uashington se: "Ndarja e Kosovës ka marrë fund. Palët kanë rënë dakord. Thjesht po presim një moment të përshtatshëm për ta nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, duke e konsideruar atë si një ngjarje historike.

Kjo deklaratë zgjoi reagime të shumta në opinion.

Mirëpo, tani me udhëheqjen e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me emërimin e përfaqësuesve të rinj për dialogun Kosovë-Serbi dhe për Ballkanin perëndimor ideja për ndarje të Kosovës, apo shkëmbim territoresh ka rënë në ujë.

I këtij mendimi është analisti nga SHBA, Ramazan Bekteshi, sipas të cilit me Biden-in gërshërët e ndarjes së Kosovës ranë në fund të Atlantikut!

Ai në një prononim për “Bota sot”, ka thënë se deklarata e politikanes boshnjake Sabina Çudiq për ndarje të Kosovës është vetëm maja e ‘ajsbergut’ dhe për tentativat, planet, dhe aktorët e këtij skenari të dështuar për darkem e Kosovës.

“Një lëmsh i ngatërruar dhe enigmatik i është sjellë rreth fyti Kosovës gjatë gjithë kohës sa ka sunduar HTH si KM dhe President me ndihmën e Isa Mustafës, nënshkruesit të Zajednicës. Ideja rreth këmbimit të territoreve ka qenë një plan i HTH e Vuçiqit, me dijeninë e Ramës, Boltonit, Grenell, Palmerit, agjentëve rus, sepse pa ta nuk vepron Vuçiqi, por që fatmirësisht abortoi mbi qiellin e Gjermanisë duke ia ndërprerë udhën HTH, dhe ai në vend se të dilte në Uashington DC, përfundoi në Hagë, pra, njeriu që mendonte se është i paprekshëm, kontribuoi më së shumti në krijimin e Speciales, njeriu që ia bëri varrin vetvetës dhe shokëve padrejtësisht. Deklarata e politikanes boshnjake Sabina Çudiq për ndarje të Kosovës është vetëm maja e ‘ajsbergut’ dhe për tentativat, planet, dhe aktorët e këtij skenari të dështuar dëshmitarët i keni në Prishtinë”, ka thënë Bekteshi për “Bota sot”.

Ai është shprehur se të gjithë njerëzit e afërt të ish presidentit Thaçi ishin në dijeni për çështjen e shkëmbimit të territoreve.

Bekteshi përmendi ofertën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për ish ambasadoren Vlora Çitaku, që e njëjta të ishte pjesë e qeverisë atje.

“Për këmbim territoresh kanë ditë të gjithë njerëzit e afërt të HTH në PDK, por çuditërisht askush kurrë s’iu kundërvu kësaj ideje të rrezikshme,as ish kryetari Hoxhaj, as kryetari i tanishëm Krasniqi, as mikesha dhe njohësja më e mire e të gjitha zhvillimeve rreth tentimit të ndarjes së Kosovës ish-ambasadorja Çitaku që pas përfundimit të misionit të saj në DC, Rama i ofroi një post të lartë, çka lë për të dyshuar ashtu si me emërimin si këshilltare Vlora Hysenin, ish-zëvendës drejtuesen e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, që s’është as etike karshi Kosovës që të angazhosh personin që është shkarkuar për çështje sigurie nga Kryeministri i Kosovës. Ky gjest i ulët i Ramës lë për të dyshuar për lidhjet e tij me Vuçiqin dhe rolin e tij për shkëmbim kufijsh në përkrahje të Thaçit”, potencon ai.

Bekteshi ka rikujtuar se javën e kaluar sërish “Ballkani i hapur” i Ramës dhe Vuçiq-it e tregoi fytyrën e vërtetë, duke ua ndaluar boksierëve nga Kosova pjesëmarrjen në një kampionat ndërkombëtar.

“As kësaj radhe Rama s’i tha Vuçiqit ta hapi Ballkanin për sportistët. Rama vazhdon t’ia lehtësoj punën Vuçiqit ndaj Kosovës sepse ai hesht kur është në pyetje Kosova, Shqipëria për momentin jo vetëm qe s’është krahë i Kosovës por është edhe kundër saj”, shprehet Bekteshi.

Ai po ashtu përmendi mënyrën se si Rusia po involvohet në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni e bëjnë Ballkanin të paqëndrueshëm.

“Ngjarjet e fundit me vrasjet misterioze të agjentëve rus në Shqipëri, dëbimi i dy agjentëve rus nga Kosova, ardhja e ambasadorit rus në Beograd në kufi të Kosovës ku vëzhgonte si Serbia provokonte me aeroplanët rus Mig afër kufirit, kur ambasadori i Federatës Ruse në OKB kur flitej për Kosovënkishte sjellje sikur të ishte përfaqësues i Serbisë e jo Rusisë. Të gjitha këto involvime ruse në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje, Maqedoni e bëjnë Ballkanin të paqëndrueshëm”, potencon ai.

Megjithatë, Bekteshi ka shtuar se ardha e presidentit Joe Biden në krye të SHBA-së, është fat i madh për Kosovën, meqë ai është mik i dëshmuar i shqiptarëve për dekada me radhë.

“Me ardhjen e Biden-it në krye të SHBA-s reputacioni dhe rejtingu i Amerikës qëndron lart ndërkombëtarisht, sidomos në BE, por e njëjta nuk ndodh edhe me popullaritetin e tij në vend për shkak të shumë tranzicioneve që ndodhin aty, duke përfshirë tërheqjen nga Afganistani, pandemia, shërimi i plagëve raciale nga viti i kaluar, emigracioni etj. Kosova është me fat që Joe Biden është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe shqiptarëve me dekada. Me Biden-in plani i ndarjes së Kosovës mbetet një histori e shkuar”, nënvizoi Bekteshi.

Analisti nga SHBA-ja tregoi veprimet e mira për Kosovën që presidenti Biden i ndërmori ndër vite.

“Çka bëri Joe Biden për Kosovën: Sponsoroi rezolutën e vitit 1999 [S.Con.Res. 21 (106th)] që autorizoi Presidentin Clinton "për të kryer operacione ajrore ushtarake dhe sulme raketore kundër Republikës Federale të Jugosllavisë (Serbi dhe Mal i Zi.)", parandaloi spastrimin etnik, mbështeti - dhe e ka mbrojtur me vendosmëri - pavarësinë e Republikës së Kosovës, e cila është e pakthyeshme dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, ka kërkuar drejtësi për krimet e luftës dhe personat e zhdukur, mbështet misionin NATO-KFOR, inkurajon BE-në të përmbush premtimin e saj për të bërë liberalizimin e vizave, përfundim i dialogut me njohje të ndërsjellë. Biden, pas lufte i bie trup-e-tërthor Amerikës për ti takuar shqiptaro-amerikanet prej Nju Jorku, Nju Xherzi, Konektikat e deri në Illinois, Miçigan, Uiskansen etj”, thekson ai.

Sipas Bekteshit, top diplomatët amerikanë, si Pablo Escobar e Kristofor Hill pritet të jenë dyshja amerikane që jo vetëm ta lehtësojnë dialogun Kosovë-Serbi, por edhe ta dërgojnë çështjen deri në finalen e madhe.

“Për ndryshim nga Trump që s’dinte ku gjendet Kosova, me dy të dërguar të dyshimtë (Palmer dhe Grenell), Presidenti Biden ka një vizion tjetër për Kosovën. Ai e riformatizoi ekipin amerikan që do të merret me çështjen e Ballkanit, duke zgjedhur top diplomatë si Kristofor Hill-in që konsiderohet top diplomati amerikan përçështjendërkombëtare, dhe Eskobar-in një diplomat me përvojë edhe në Ballkan ku pritet tëçajnëpunë me dyshen tjetër të BE-se që deri tash nuk kanë treguar shenja suksesi por që pritet dyshja amerikane jo vetëm ta lehtësoj por edhe ta dërgoj çështjen deri në finalen e madhe. Amerika e nisi, e çliroi Kosovën së bashku me UÇK-në dhe kemi besim të madh, se ajo s’ele kurrë përgjysmë misionin. Kosova s’është si Afganistani, ashtu si dëshirojnë serbët, Kosova është në oborr të Evropës, Kosova është një projekt amerikan, dhe shqiptarët janë miqtë më besnik të Amerikës”, përfundoi Bekteshi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat