Prof. Dr. Sadri Ramabaja ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi paralajmëroi një katastrofë për popullin serb.
Vuçiqi theksoi se, Njësia Speciale e Kosovës, do të marr përsëri një aksion ën veri.
Ramabaja thotë se paralajmërimi i Vuçiqit e pozicionon Seinë në llogore lufte.
Sipas tij, ky pozicion i imponohet shoqërisë shqiptare.
Reagimi i plotë:
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se në muajin nëntor, sipas të dhënave që paskan shërbimet informative serbe, do të ketë aksione të reja në veri të Kosovës nga Njësia Speciale e Republikës së Kosovës.
“Kjo për ne do të ishte katastrofike, lajme të tmerrshme për popullin tonë ...Nuk jam i sigurt se kjo do të jetë gjë e mirë edhe për ta. Duhet të mendojnë mirë për vendimet e tyre. Ne nuk kemi ku të shkojmë, vetëm mund të ndërmarrim veprimet që na diktohen pa fajin tonë”
Ky paralajmërim dramatik i Vuçiqit, mund të thuhet se definitivisht e pozicionon Serbinë në llogore lufte. Ky pozicionim automatikisht i imponohet shoqërisë shqiptare. Rrjedhimisht ne duhet të fillojmë ta kuptojmë se, tashmë kemi hyrë në epokën e konkurrencës së vazhdueshme, që, në rast se nuk kemi ndërhyrje serioze nga qendrat vendimmarrëse të Perëndimit, pashmangshëm po ecim drejt përballjes së re me Serbinë.