Kryeministri Kurti shprehet i gëzuar pas miratimit të buxhetit

Aktuale

Kryeministri Kurti shprehet i gëzuar pas miratimit të buxhetit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 17:57
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se janë shumë të gëzuar sot meqenëse vendimi i 345 i Qeverisë ishte për buxhetin i cili është për herë të parë buxhet i tyre e jo i trashëguar.

Ndërsa, ka thënë se është edhe projektligji i 62-të që ia dorëzojnë Kuvendit të Kosovës për diskutim e miratim.

“Ky vit ka qenë një vit me shumë shpresë dhe optimizëm te qytetarët që ka rezultuar edhe me të arritura sa i përket sundimit të ligjit e po ashtu edhe rritjes ekonomike”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se kanë ndërmarrë një varg masash për ta rritur mundësinë e qytetarëve për shtesa.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat