Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha ka reaguar pas ndarjes së 100 milionë eurove nga Qeveria Kurti për Ushtrinë e Kosovës.
Ai ‘goditi’ qeveritë e ‘komandantëve’ duke thënë se ata nuk kishin kohë ta armatosin ushtrinë, pasi ndërtonin villa e hotele.
“100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës i ndau qeveria pacifiste! Kurse, Qeveritë e «Komandantëve » nuk kishin kohë me e armatos ushtrinë, sepse blenin «arat e Dërzhaves », ndërtonin villa e hotele dhe spërkatëshin asfallt”, deklaroi Hoxha, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës i ndau qeveria pacifiste! Kurse, Qeveritë e «Komandantëve » nuk kishin kohë me e armatos ushtrinë sepse blenin «arat e Dërzhaves » ndërtonin villa e hotele dhe spërkatëshin asfallt ! 🤐🤯