Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se buxheti prej 100 milionë eurove për Ushtrinë është dëshmi e synimeve shtetërore.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj ka theksuar edhe njëherë zotimet në mandatin e tij për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit si prioritet.
Postimi i tij i plotë:
Buxheti prej 100 milion euro për Ushtrinë tonë, është dëshmi shumë e fuqishme se jemi të vendosur në realizimin e synimeve tona shtetërore.
Ashtu siç jemi zotuar në fillim të mandatit tonë, mbrojtja dhe siguria e vendit janë prioritet yni.
Ndërtimi, zhvillimi dhe modernizimi i Forcave tona të Armatosura për përmbushjen e plotë dhe efektive të misionit tê shenjtê është detyrim yni kushtetues dhe ligjor.
Vazhdojmë drejtë sukseseve të radhës bashkë me SHBA-në dhe aleatët tjerë!