Tahiri: Do të ndajmë nga 1000 € subvencion për të gjithë tregtarët në tregun e qytetit

Aktuale

Tahiri: Do të ndajmë nga 1000 € subvencion për të gjithë tregtarët në tregun e qytetit

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 23:00
Xhafer Tahiri

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri sot ka takuar tregtarët të cilët i ka njoftuar me lajmin se do të ndajë nga 1000€ subvencion për të gjithë tregtarët brenda në tregun e qytetit që të përballojnë më lehtë pasojat e Covid 19.

“Puna jonë është strategjike por në interes të gjithë qytetarëve pa dallim. Vushtrria për të gjithë është detyrë e mision i imi. Ky financim do të bëhet pasi kemi tejkaluar të hyrat vetanake të Komunës dhe kemi buxhet që të ndihmojmë këta tregtar që pushteti i vjetër i kaluar i trajtoi si mos më keq” ka thënë Tahiri.

Po ashtu Tahiri ka thënë se afër tregut me qëllim janë ofruar ndërtesa publike si QKMF, që të rritet qarkullimi i njerëzve në atë zonë e bashkë me këtë edhe qarkullimi i tregëtarëve.

Postimi i plotë i Tahirit:

Faleminderit tregëtarëve në tregun e qytetit për përkrahjen e vazhdueshme. Do të jem gjithë bashkë me ta e për ta.

Komuna do të ndajë 1000€ subvencion për secilin tregëtar brenda në treg që të përballojnë më lehtë pasojat e Covid 19.

Ky financim do të bëhet pasi kemi tejkaluar të hyrat vetanake të Komunës dhe kemi buxhet që të ndihmojmë këta tregtar që pushteti i vjetër i kaluar i trajtoi si mos më keq.

Tregut i kemi ofruar afër ndërtesa publike si QKMF, që të rritet qarkullimi i njerëzve në atë zonë e bashkë me këtë edhe qarkullimi i tregëtarëve. Puna jonë është strategjike por në interes të gjithë qytetarëve pa dallim.

Vushtrria për të gjithë është detyrë e mision i imi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat