25 raste të reja, ky është raporti 24 orësh për Covid-19

Aktuale

25 raste të reja, ky është raporti 24 orësh për Covid-19

Nga: A.ZH Më: 30 tetor 2021 Në ora: 14:56
Foto ilustrim

Edhe dita e sotme ka kaluar pa asnjë viktimë nga Koronavirusi në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 25 raste të reja, ndërsa janë shëruar 9 persona, përcjell Bota sot.

Njoftimi nga MSH:

30 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 7.716 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës.

Deri më sot 724.969 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.801 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes

Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.326. Në total numri i rasteve aktive është 447.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat