Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, po qëndron për vizitë në SHBA.
Ai atje është takuar edhe me mërgimtarët, për të cilët tha se janë një faktor shumë i rëndësishëm në të gjitha proceset e ndërkombëtarizimit të kauzës kombëtare, në rezistencën paqësore, luftës e armatosur për liri, ri-ndërtimin, pavarësinë, shtet-ndërtimin dhe tani në forcimin e Republikës sonë.
Postimi në Facebook:
Bashkatdhetarët tanë në SHBA- faktor shumë i rëndësishëm në të gjitha proceset e ndërkombëtarizimit të kauzës kombëtare, në rezistencën paqësore, luftës e armatosur për liri, ri-ndërtimin, pavarësinë , shtet-ndërtimin dhe tani në forcimin e Republikës sonë, krahas lobimit të jashtëzakonshëm në të gjitha instancat politikë-bërëse dhe vendim-marrëse të SHBA-së.
Në shenjë mirënjohje për të gjithë këtë veprimtari madhështore si dhe kurorëzimin e e të arriturave shumë të rëndësishme gjatë vizitave të suksesshme në SHBA, i prita në organizim të veçantë në ambientet e Ambasadës sonë në ëashington DC.
ishte kënaqësi dhe njëherit krenari e madhe të dëgjosh nga ta për sukseset dhe pozita e rëndësishme që ushtrojnë në sektorin privat dhe institucionet financiare ndërkombëtare me renome.
Me këtë rast, ndër të tjera, i falenderova dhe shpreha vlerësimin e lartë për reprezentimin e dinjitetshëm të Kombit dhe Atdheut tonë.
Gjithashtu i inkurajova që ekspertizën e tyre profesionale e akademike, të kthejnë edhe aty ku ju rreh e fle zemra, shpirti, mendja e tyre-në Atdheun e tyre, baballarëve të tyre , të parëve të tyre.
Qeveria e Republikës së Kosovës, do të krijojë mundësi për "kthimin e trurit" nga jashtë për të zhvilluar vendin tonë në aspektin ekonomik dhe në të gjitha fushat tjera.
Mirënjohje e përjetshme për gjithë angazhimin vetëmohues dhe sakrificën e jashtëzakonshme të mërgatës sonë në SHBA dhe kudo në Botë që dhanë dhe japin për Kombin e Atdheun!