Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti pas ndarjes së 100 milionë eurove për Ushtrinë e Kosovës, ai kërkoi që urgjentish të rritet numri i ushtarëve deri në 35 mijë.
Ai në një postim në Facebook potencoi se do t’i kërkojë Amerikës që ta armatosë Ushtrinë e Kosovës me armë moderne.
“Numri i ushtarëve të FSK-së duhet të rritet urgjentisht deri 30 - 35 mijë ushtarë dhe të armatosen sipas standardeve të ushtrisë amerikane.
Me Republikanët e Kosovës në qeverinë e ardhshme - ne do t'i kërkojmë aleatit tone, SHBA-ve të armatosë ushtrinë tonë me armatimin më modern dhe të na ndihmojë me financimin e saj”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Shqiptarët nuk i mbrojnë vetëm interesat e veta në Ballkan, por edhe ato të SHBA-ve.
Numri i ushtarëve të FSK-së duhet të rritet urgjentisht deri 30 - 35 mijë ushtarë dhe të armatosen sipas standardeve të ushtrisë amerikane.
Me Republikanët e Kosovës në qeverinë e ardhshme - ne do t'i kërkojmë aleatit tone, SHBA-ve të armatosë ushtrinë tonë me armatimin më modern dhe të na ndihmojë me financimin e saj.
GOD BLESS ALBANIANS AND THE USA!