2 viktima si pasojë e Covid-19, gjatë 5 ditëve të fundit

Aktuale

2 viktima si pasojë e Covid-19, gjatë 5 ditëve të fundit

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Javët e fundit gjendja me Covid 19 në Kosovë është përmirësuar dukshëm.

Në 5 ditët e fundit kanë vdekur 2 persona si pasojë e Covid 19.

Kurse për 5 ditë janë shënuar 89 raste pozitive nga 8980 testime të bëra.

120 persona kanë arritur të fitojnë luftën kundër koronavirusit në 5 ditët e fundit.

Përkundër frikën se rastet do të rriteshin për shkak të fushatës zgjedhore, deri më tani nuk ka një trend rritës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat