Analisti Skënder Mulliqi ka thënë se hamendësimet e Vuçiqit se do të ketë një aksion tjetër në veri nga policia e Kosovës, janë të tmerrshme dhe nuk qëndrojnë.
Sipas tij, është Vuçiqi ai i cili po do luftë, dhe një gjë duhet ta ketë parasysh që Kosova nuk është si ka qenë në vitet e 90, është shumë më e fortë.
Postimi në Facebook:
Serbia dhe Vuçiqi po dëshirojnë luftë. Të kuptohemi se luftës nuk i gëzohet askush. Asnjë njeri normal në këtë shekull nuk e do luftën. Por, nëse shqiptarëve lufta iu imponohet nga agresori i përhershëm serbomadh, atëherë luftën do ta kenë serbët. Por, që mos të gëzohet shovinisti Vuciq, i cili po cakton data se gjoja policia e Kosovës do të ndërmarrë një aksion të ri në veri më 6 nëntor, duke e quajtur aksion të tmerrshëm për popullin serb. Ky maniak sigurisht është duke menduar vet të marrë ndonjë eskpeditë ushtarake në veri të Kosovës. Por, mos të harron se do ti has sharra në gozhdë, dhe do të kthehet mbrapa më bishtë nën shalë. Kjo botë nuk është ajo e viteve të 90-ta, të shekullit të kaluar, sikur që nuk janë më as shqiptarët. Jemi shumë më të fortë. Serbia e humbi luftën kur ishim më të dobët, e një luftë e re shqiptaro-serbe, do të jetë shumë më humbëse se ajo e vitit 1999 për Serbinë.