Infektologu paralajmëron valë të re të COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Infektologu paralajmëron valë të re të COVID-19 në Kosovë

Më: 31 tetor 2021 Në ora: 07:31
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Infektologu Ilir Tolaj dhe ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, thonë se situata me Covid 19 në Kosovë mund të përkeqësohet.

Edhe pse beteja me pandeminë Covid-19 po vazhdon në gjithë globin, gjatë javëve të fundit nuk është raportuar numër i madh i rasteve pozitive me virus në vendin tonë.

Derisa gjendja në rajon duket se është më e rënduar, në Kosovë shifrat kanë rënë dukshëm javëve të fundit.

Kur në Shqipëri aktualisht numërohen 7,561 pacientë aktivë me COVID-19, në Kosovë deri të premten ishin vetëm 431 raste.

Përkundër kësaj. infektologët thonë se nuk ka vend për t’u ndjerë shumë komod, pasi që nuk përjashtohet mundësia e një vale të re të infektimeve.

Paralajmërim i tillë vjen edhe nga ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili po ashtu thotë se ekziston rreziku për një valë të re.

Sipas tij, ne një periudhë të tillë, Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të qeveriset nga një ushtrues detyre.

Ish-ministri ka kritika edhe për masat e reja, të vendosura nga Qeveria.

Deri më tani, më shumë se 720 mijë qytetarë janë imunizuar me dy dozat e vaksinës, për tu mbrojtur nga virusi Covid-19.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat