Zyrtarja e komunës së Junikut dhe bashkëpunëtorja e Agron Kuçit të AAK-së, Blerina Sallaj është kapur në flagrancë në aeroportin e Prishtinës nga Policia e Kosovës, me material zgjedhor të cilat dyshohen se janë falsifikuar.
Siç raportohet, Sallaj këto materiale ka tentuar t`i dërgojë në Gjermani.
Ndërkaq, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vizatuar Junikun.
Ai në një postim në Facebook, ka postuar një fotografi dhe në mbishkrim ka shkruar se Juniku është i fitoreve.
Postimi i plotë
Juniku i fitoreve.
Të ndershmit dijnë me nderu.
Sot në Junik.
RH
