Vëllezërit Leotrim dhe Esat (Tahir) Bytyqi përfunduan në prangat e Policisë së Kosovës pasditen e djeshme, për shkak të dyshimit se tentuan ta vrisnin një person, në fshatin Shkozë të Malishevës.
Ata dyshohen se shkrepën 20 plumba në drejtim të një të afërmi të tyre, 35-vjeçar, po ashtu me mbiemrin Bytyqi.
Burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë kanë thënë se motivi i tentim vrasjes me breshëri plumbash dyshohet se lidhet me një kontesti pronësor që vëllezërit kishin pasur me 35-vjeçarin.
Vëllezërit Bytyqi me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Në vendin e ngjarjes, Policia njoftoi se ka gjetur dhe ka sekuestruar 20 gëzhoja.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, i cili ka siguruar urdhëresën për kontroll.