Një i vdekur, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Aktuale

Një i vdekur, ky është numri i rasteve të reja me Covid-19

Nga: A.ZH Më: 31 tetor 2021 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 13 raste të reja, ndërsa 20 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

31 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.138 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.346.

Në total numri i rasteve aktive është 439.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat