​439 raste aktive me COVID-19

Aktuale

​439 raste aktive me COVID-19

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 07:12
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë 439 raste aktive me COVID-19.

Komuna e Prishtinës renditet e para për numrin me të madh të rasteve aktive me koronavirus. Aktualisht në kryeqytet raportohet për 105 raste aktive me COVID-19.

Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për një rast të vdekjes dhe 13 raste të reja me koronavirus.

Në të dhënat e IKShPK-së, viktima ishte nga Komuna e Fushë Kosovës.

IKShPK të dielën njoftoi edhe se nga COVID-19 u shëruan 20 qytetarë. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat