Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje garojnë në balotazh për zgjedhjet komunale në Podujevë. Gjatë ditës së djeshme, aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Erblin Bujaku ka pretenduar se dy nëndegë të VV-së kanë dalë në përkrahje të kandidatit të LDK-së për kryetar komune, Ekrem Hysenit, por këtë po e mohojnë nga partia e Kurtit.
Në postimin e Bujakut të LDK-së thuhet se dega e Lluzhanit dhe veprimtarë të VV-së në Sallabajë kanë kaluar në mbështetje të Ekrem Hysenit.
Në anën tjetër, Bujakut të LDK-së i ka reaguar Bujaku i VV-së.
Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Sefer Bujaku ka thënë se këto pretendime nuk janë të vërteta.
Ai ka thënë se dega e Lluzhanit është e organizuar dhe e kompletuar, ndërsa në fotografitë të cilat i ka paraqitur si dëshmi Erblin Dujaku thuhet se është vetëm një anëtar i VV-së.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-drejtori në komunën e Podujevës, aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Pajtim Balaj përmes një postimi në Facebook teksa thotë se nuk ka ndodhur kalime nga VV në LDK.