Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde është pajtuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, se zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit është vonuar shumë.
Ai shkroi në Twitter se zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga që duhet ndjekur.
“Pajtohem plotësisht: Zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të vitit 2016 është vonuar prej kohësh siç rikujtoi Gjykata së fundmi.
Zbatimi arbitrar i sundimit të ligjit nuk është rruga përpara”, shkroi ambasadori Rohde.
Fully agree: Implementation of Kosovo’s Constitutional Court decision of 2016 is long overdue as the Court recently reminded. Arbitrary application of the rule of law is not the way forward https://t.co/wD2CQO2HZ5
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) November 1, 2021