Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune, Xhafer Tahiri ka shpalosur 5 vendime të rëndësishme që do ti marr që në ditët e para të mandatit të ri.
1. Vendimi për 4 cent për litër qumësht për çdo prodhues të qumështit për fermerët në qytetin e Vushtrrisë.
2. Vendimi i dytë do të jetë për thirrjen publike për subvencionim të bizneseve dhe pagës për biznese që punësojnë gra e të rinj në qytetin e Vushtrrisë.
3. Vendimi tretë do të jetë rritja e bursave në qytetin e Vushtrrisë.
4. Studimi i fizibilitetit për ngrohtoren e qytetit një projekt jetik për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë sidomos tani që ka ndodh shtrenjtim shumë i madh irrymës e që është një kosto shumë e lartë për ngrohje për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë .
5. Thirrja publike për ndërrimin e fasadës së të gjitha objekteve duke filluar nga banesat e bardha dhe të gjitha ndërtesat tjera të vjetra në qytetin e Vushtrrisë në mënyrë që përmes ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale t’i adresojmë brengat e banorëve të cilët janë të pasigurt në këto objekte.
Po ashtu gjatë intervistës, Tahiri ka thënë se në mandatin e ri do të fillojë ndërtimi i çerdhes së tretë në qytet dhe ndërtimi i çerdheve nëpër fshatra.
Ndërkohë në shëndetësi do të funksionalizohet menjëherë QKMF-ja e re dhe do të vazhdohet pako 120 euro për çdo fëmijë të porsalindur.