Vëlla e motër do të jenë kolegë në Asamblenë Komunale në Rahovec.
Madje ata i takojnë të njëjtit subjekt politik.
Këtë befasi të këndshme zgjedhjet lokale të 17 tetorit ia rezervoj Shqipe Kryeziut, e cila u zgjodh për herë të dytë si asambleiste.
Por, këtë herë bashkë me të do të jetë edhe vëllau Sinani.
Këtë e konfirmoi vet Shqipe Kryeziu.
“Po, është e vërtetë. Të dy jemi në një subjekt politik, në Lëvizjen Vetëvendosje”.

