Tahiri i AAK-së: Brengosëse që në buxhet nuk po shohim mesazhe të zhvillimit ekonomik

Aktuale

Tahiri i AAK-së: Brengosëse që në buxhet nuk po shohim mesazhe të zhvillimit ekonomik

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 12:27
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se edhe kjo mbledhje dështoi, për shkak të mungesës së nënkryetarëve të disa subjekteve politike.

Tahiri tha se Grupi Parlamentar i AAK-së ka thirrur dy debate parlamentare, atë për ngritje të çmimeve dhe debati tjetër ka të bëjë me projektin e MCC-së.

Tutje, ai tha se për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës është brengosëse që në buxhetin e miratuar të premten nuk shihen mesazhe të zhvillimit ekonomik, por agjendë sociale..

“Është brengosëse që në këtë buxhet nuk shohim mesazhe të zhvillimit ekonomik, por shohim agjendë sociale dhe e dyta për AAK-në ndër pikat më të rëndësishme nuk po shohim se Ligji për Paga, nuk ka ardhur. Në qoftë se nuk është buxhetuar, do të thotë se nuk ka një ligj të tillë në vitin 2022”, është shprehur Tahiri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat