Kandidati i Vetëvendosjes, për kryetar të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia ka premtuar se në udhëheqjen e tij, me kryeqytetin, do të ndërtohet Salla koncertale për Filharmoninë e Kosovës, Operën dhe Baletin.
Vitia këto komente i ka bërë pasi ka përcjellë Gala Koncertin e inaugurimit të Operës së Kosovës.
“Prishtina u bë edhe me institucionin e operës. Në kryeqytet u shtua një shtyllë e rëndësishme kulturore për tërë Kosovën. Ishte ndjenjë e papërshkrueshme të përcjell shfaqjen e performuesëve të ndryshëm nga orkestra muzikore, trupa e baletit dhe kori muzikor. Shfaqje kjo e parë e institucionit të ri”, ka shkruar Vitia në profilin e tij, në Facebook.
Kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, ka thënë se do ta ndërtojnë sallën koncertale për Filharmonin, operën dhe baletin e Kosovës.
“Në Prishtinë do ta bëjmë edhe sallën koncertale për Filharmoninë e Kosovës dhe gjithashtu të japim kontributin tonë që së bashku me MKRS të kemi edhe një teatër të denjë edhe për opera e balet”, tha Vitia.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/November/01/auto_DSC_12761635769309.jpg)