Kandidati për kryetar të Malishevës nga PDK-ja, Isni Kilaj është takuar me Haxhi Shalën e AAK-së i cili më herët ishte në NISMA, me partinë të cilën në zgjedhjet e 17 tetorit Kilaj shkoj në balotazh në Malishevë.
Kilaj i PDK-së, në fotografinë e publikuar me Shalën ka thënë se ai është njeriu i dytë me më peshë në Nisma dhe po e përkrahë kandidaturën e tij për kryetar të Malishevës.
“Haxhi Shala njeriu i dytë me peshë në Nisma, ish deputet i Parlamentit të Kosovës në mbështetje të kandidaturës time për Kryetar të Komunës”, ka shkruar Kilaj.
Kujtojmë se në zgjedhjet e 17 tetorit, Isni Kilaj nga PDK-ja doli i dyti me 28.82%të votave ndërsa i pari ishte kandidati i NISMA-s, Ekrem Kastrati me 34.08% të votave