Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës Gani Gaci përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me ish kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe ish kandidaten për kryeministre të Kosovës, tani presidenten Vjosa Osmani.
Geci ka postuar një grafikon me votat që partitë politike i morën në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, ku LDK radhitet si partia e parë.
Sipër grafikut është edhe fotografia e Mustafës dhe Osmanit.
“Qysh është ajo kanga edhe pa ty po bajka po bajka edhe pa kta dy LDK e para po dilka”, shkruan Geci në Facebook.
