Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërëshë Kryeziu Hyseni ka reaguar pas koalicionit të LDK-së me AAK-në në komunën e Gjilanit.
Ajo ka paralajmëruar kryetarin aktual Lutfi Hazirin se asnjë koalicion nuk e shpëton nga humbja në Gjilan.
“Asnjë koalicion nuk të shpëton. Sepse atë kryesorin nuk po e arrinë dot. Koalicionin me qytetarët. E atë e kemi ne. Nuk ke shpëtim Lutfi”, shkroi në Facebook deputetja e LVV-së, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Siç do të thoshte Glauku, hajdeni krejt bashkë. Dorë për dore.
Krejtve bashkë, kemi me ju mujt. Asnjë koalicion nuk të shpëton. Sepse atë kryesorin nuk po e arrinë dot. Koalicionin me qytetarët. E atë e kemi ne.
Nuk ke shpëtim Lutfi.
14 nëntori. Kjo datë për dikë e ankthit e frikës. E për shumëkë e shpresës dhe ndryshimit.
✔️144 me Albanin për Gjilanin