Bahri Cani, gazetar i mediumit gjerman, Deutsche Welle, ka reaguar pas heqjes së flamurin kombëtar nga ambasada e Shqipërisë në Beograd.
Ai në një postim në Facebook tha se Rama dhe Vuçiqi kanë kokëdhembje serioze edhe me dorëheqjen e Zaevit, pasi vihet në pikëpytje e ardhmja e projektit të “Ballkanit të Hapur”.
“Koncepti është një vizion i mirë, por kushtet akoma nuk janë pjekur, mendoj unë. Rama dhe Vuçiqi mendojnë mbase ndryshe! Ndonëse Vuçiqi ishte në mendime të thella: të shtyhet apo të mbahet takimi me 3-4 nëntor në Beograd?!”, deklaroi ai, përcjell "Bota sot"
Postimi i plotë
Heqja e flamurit shqiptar në afërsi të ambasadës shqiptare në Beograd nuk ka asgjë të përbashkët me konceptin Open Balkan. Zoti Rama dhe Vuçiqi kanë kokëdhembje serioze edhe me dorëheqjen e Zaevit. Koncepti është një vizion i mirë, por kushtet akoma nuk janë pjekur, mendoj unë. Rama dhe Vuçiqi mendojnë mbase ndryshe! Ndonëse Vuçiqi ishte në mendime të thella: të shtyhet apo të mbahet takimi me 3-4 nëntor në Beograd?! Po ju, çfarë mendoni për këtë ide?