Mehaj: Treni po ecën, Ushtria e Kosovës s'ka të ndalur, do të jetë me NATO-n e SHBA-në

Aktuale

Mehaj: Treni po ecën, Ushtria e Kosovës s'ka të ndalur, do të jetë me NATO-n e SHBA-në

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 07:07
Armend Mehaj

(E plotësuar 11:38) - Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, deklaroi sot se ministria që e udhëheq dhe Qeveria e Kosovës mbetet e palëkundur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO. Derisa duke thënë "treni po ecën", theksoi se Ushtria e Kosovës nuk ka të ndalur.

Mehaj këto komente i bëri para deputetëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, ku raportoi lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Ai bëri të ditur se Ministria me të cilën udhëheq deri më tash ka nënshkruar 15 marrëveshje të bashkëpunimit, 3 prej tyre SOFA.

Mehaj foli edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës me partnerë të NATO-s, për çka tha se është i shkëlqyeshëm.

"Ministria e Mbrojtjes po afron në këtë proces. Një ndër objektivat e mia është anëtarësimi në organizata ndërkombëtare të sigurisë dhe të mbrojtjes. Intensifikimi i kontakteve me shtetet e NATO-s, vizitat e mia në shumë shtete të NATO-s, siç janë ShBA dhe shumë shtete të tjera të cilat nuk mund t'i ceki përshkak që ka shumë shtete që nuk na duan të mirën, unë i shfrytëzoj për bashkëpunim bilateral dhe për t'u bërë thirrje shteteve që të ndihmojnë Kosovën për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Në kuadër të kësaj jam takuar me shumë ambasadorë e atashe", tha ai.

Ai foli edhe për ushtrimet stërvitore të FSK-së me shtetet e tjera, për çka tha se kjo dëshmon se jo vetëm që mund të ofrojnë siguri brenda Kosovës, por edhe jashtë saj.

"Rrugën e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare e ndihmon edhe marrëveshja për dërgimin e pjesëtarëve të FSK-së jashtë vendit. Më e rëndësishmja është anëtarësimi në NATO dhe në këtë drejtim jemi të palëkundur si ministri dhe si qeveri", tha ai.

Deputeti Gazmend Gjyshinca pyeti për vizionin që ministri ka për të tejkaluar pengesën që paraqet çështja e Bosnjës në anëtarësimin e Kosovës në NATO.

"E di që problemi qëndron tek Bosnja, por çfarë keni bërë ju që ta kapërcyer këtë problem?", tha ai

Në këtë aspekt Mehaj duke thënë se "treni po ecën", u shpreh se si ministri janë të pandalshëm.

"Vërtet çështja e Bosnjës është një pengesë, por për këtë do të diskutojmë më vonë, siç tha edhe kryetari [pa praninë e mediave]", tha ai.

Ndërsa për strategjinë që Ministria e Mbrojtjes ka dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporë pyeti Ariana Musliu Shoshi.

Deputetja Time Kadrija pyeti nëse ka koordinim institucional për aplikim në organizata ndërkombëtare dhe cili është plani i ministrisë në këtë drejtim.

"Sa është përgatitur Kosova për aplikim në organizata ndërkombëtare sepse institucionet kanë pasur kohë te mjaftueshme për aplikim në organizata ndërkombëtare", pyeti ajo.

Lidhur me këtë pari i ministrisë së Mbrojtjes tha se e kanë planin qeverisës dhe kanë bashkëpunim të mirë institucional dhe ndërkombëtar.

"Nuk po flas në frymë politike, por si kryetar i Ministrisë së Mbrojtjes", tha ai.

Ministri i Mbrojtjes, Aarmend Mehaj ka folur sot edhe për shërbimin ushtarak të detyrueshëm, për çka tha se momentalisht janë të fokusuar për një ushtri profesionale.

"Kemi plan të veprimit konkret. Sa i përket ushtrisë së detyrueshme, kjo është ëndrra e çdo qytetari të Republikës të Kosovës, përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale dhe jemi duke i parë mundësitë ne çfarë plani mundet me u shtri ushtria e obligueshme në të ardhmen. Këtu mendoj se duhet parë shtetet baltike, sepse kanë pasur probleme me Rusinë. Interesimi është i madh. Kur kemi pasur konkurs garën e kaluar kanë qenë 400 aplikacione dhe kanë qenë 6 mijë aplikacione. Një nga objektivat kyçe që kam, është me e rritë numrin e grave", tha ai.

Sa i përket kadetëve, Mehaj tha se do të vazhdojnë me shkollimin e tyre brenda dhe jashtë Kosovës.

Lidhur me këtë, ai tha se kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Shqipërinë, ku përmendi faktin se tashmë 5 kadetë po vijojnë shkollimin atje.

***

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme, ka folur edhe për shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

E për këtë Mehaj tha se është ëndrra më e madhe e çdo qytetari, derisa thotë se plani është i hartuar për ushtri profesionale.

“Sa i përket ushtrisë së detyrueshëm, besoj që kjo është ëndërr e çdo qytetari të Kosovës, përkohësisht plani është i hartuar për ushtri profesionale dhe në çfarë faze mundet ushtria e detyrueshme të futet në obligim”.

“Interesimi është i madh, herën e kaluar kur kam pasur konkurs ora katër muajve kanë qenë 400 pozita dhe kanë qenë 6 000 aplikime. Objektiv është me rrit numrin e grave në ministri dhe në ushtri”.

Më pas kryetari i Komisionit, Haki Abazi e ka mbyllur mbledhjen, derisa ka kërkuar që mediet të dalin jashtë.

***

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo mision që u kërkohet.

Mehaj tha se kjo dëshmon edhe gatishmërinë dhe profesionalizimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Kur ka nevojë NATO dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne do të jemi krah për krah për ta, në çdo mision që kërkohet nga ne, se kjo e dëshmon edhe gatishmërinë edhe profesionalizimin që e kanë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës”, u shpreh Mehaj.

Ministri Mehaj ka kërkuar mbështetje nga të gjithë, duke shtuar se ata nuk do të ndalen dhe se i është përkushtuar 200 për qind Ushtrisë së Kosovës.

“Unë jam përkushtuar 200 për qind në Ushtrinë e Kosovës, aktivitetet nuk do të ndalemi. Treni është duke ec, nuk do të ndalet, po u them të gjithëve të na mbështesni sepse ne jemi të pakthyeshëm”, theksoi Mehaj.

Nis raportimi i ministrit Mehaj për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ministri Mehaj raporton lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

omisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë sot mban mbledhje.

Rendi i ditës

Raportim i ministrit të Ministrisë së Mbrojtjes z. Armend Mehaj, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Vendi: N303 Koha: 10:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat