Sadri Ramabaja: Pavarësia e Kosovës ka qenë gati për t’u shpallur në vitin 2006, por u shty për interes të...

Aktuale

Sadri Ramabaja: Pavarësia e Kosovës ka qenë gati për t’u shpallur në vitin 2006, por u shty për interes të...

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 10:47
Sadri Ramabaja

“Politika shqiptare e Kosovës ka pasur gabime të shumta për gjatë 21 vitesh, njëra ndërto ishte shtyrja për dy vite e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”, kështu ka thënë profesor Sadri Ramabaja.

I pyetur rreth politikbërjes shqiptare, gabimet dhe të arriturat gjatë dekadave të fundit, Ramabaja ka thënë se ka pasur suksese nga akterët politik por edhe gabime që janë të mëdha e një ndërto mos shpallja e Pavarësisë së Kosovës, më herët ashtu siç janë pajtuar miqtë tanë ndërkombëtar.

Mirëpo, sipas Ramabajës kjo është shtyrë shkaku i interesave personale të një individi dhe grupimi politik, duke mos pranuar që dikush tjetër të jetë ai që e merr këtë vendim dhe promovon këtë gjë sublime për popullin shqiptar të kësaj ane.

Sidoqoftë, Ramabaja e njehë si sukses sepse sipas tij më në fund ishin të lira edhe gati 11 mijë kilometra katrorë që dikur ishin shkëputur pa drejtësisht nga trungu i saj amë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat