Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka demantuar raportimet se zyrtari rus i shpallur person non-grata është parë në Prishtinë.
“Personi që është ekspozuar në media nuk është asnjëri nga zyrtarët e Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse në Kosovë, të cilët u shpallën persona non-grata ditë më parë nga MPJD-ja.
MPJD, është në favor të informimit të drejt dhe të saktë dhe është e përkushtuar për të shmangur keqinformimin e audiencës”, thuhet më tej në komunikatë.
Për këtë ka reaguar edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se dy zyrtarët e shpallur “non-grata” Alexey Krivosheev dhe Denis Vengerskii, janë larguar nga Kosova nga data 23 tetor dhe që nga ajo kohë nuk kanë hyrë në Kosovë.