​Gexha-Bunjaku dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Aktuale

​Gexha-Bunjaku dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për bashkëpunimin në shëndetësi

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 12:56
Foto nga takimi

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it gjeneralmajor Ferenc Kajari, të cilit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe asistencën e ofruar Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore edhe gjatë pandemisë Covid-19.

Në takim u bisedua për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional, të komunikimit të ndërsjellë dhe ndërveprimit institucional në shërbim të qytetarëve.

Gexha dhe gjeneralmajori Kajari kanë vlerësuar se vaksinimi kundër COVID-19 dhe zbatimi i masave parandaluese nga përhapja e virusit është i rëndësishëm për ruajtjen e shëndetit publik të qytetarëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat