Çollaku: Ushtria e Kosovës ka një përgatitje shumë të madhe

Aktuale

Çollaku: Ushtria e Kosovës ka një përgatitje shumë të madhe

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 19:07
Ilustrim

Gjeneral major, Esad Çollaku, tha se buxheti që është ndarë për ushtrinë e Kosovës nuk është i mjaftueshëm.

Çollaku  tha se ushtrisë së Kosovës akoma i nevojiten shumë gjëra, teksa për përgatitjen, ushtria ka një përgatitje shumë të madhe dhe të mirë.

”Ushtrisë së Kosovës momentalisht iu nevojitën shumë gjëra, pikë së pari iu nevojiten armë për këmbësorin, iu nevojitën mjete të transportit, iu nevojiten mjete për mbrojtje të transportit, dhe shumë gjëra të tjera që akoma jemi larg asaj, por megjithatë ushtria e Kosovës ka një përgatitje shumë të madhe dhe të mirë, se ka një kuadër të mirë që e ka stërvitur”, tha Çollaku.

Tutje, ai tha se për blerjen e mjeteve blinduese dhe luftarake buxheti është shumë i vogël.

”Ne thamë se ky buxhet nuk është i mjaftueshëm, duke iu referuar pikërisht miqësisë që duhet ta bëjë shteti i Kosovës me shtetet mike, sidomos me ato që prodhojnë mjete ushtarake, blinduese apo mjete të tjera, duhet bëhet një kontratë shumë vjeçare, direkt me prodhuesin sepse ajo i nevojitet Kosovës”.

Çollaku tha se duke marr parasysh rrethanat dhe ngjarjet e fundit që janë duke ndodhur rreth kufirit të Kosovës, ushtria e Kosovës duhet të avancojë me hapa më të shpejtë.

”Aty ku nuk arrin politika ndërhynë ushtria, aty nuk ka sukses politika, nuk ka dialog, vjen në shprehje ushtria, sidomos te këta politikanët që i kemi përreth që janë Vuçiq, Daqiq dhe të tjerët që kanë qenë pjesë e strukturave të Sllobodan Millosheviqit”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat