Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca ka reaguar pas deklaratës së deputetit të LDK-së, Arben Gashi për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Gjyshinca në një postim në Facebook tha se tash po i kupton reagimet e Gashit dhe Shalës në korridoret e Kuvendit, pak para rrëzimit të Qeverisë Kurti I.
“Kur ne i ballafaqonim me të vërtetat e prapaskenave të pista për rrëzimin e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike në të cilat ishin përfshirë, ata paskan qenë në siklet të Grenellit”, deklaroi ai, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Tash po i kuptoj më mirë reagimet e dhunshme të Arben Gashit e Kujtim Shalës korridoreve të Kuvendit, pak javë pasi e patën rrëzuar Qeverinë Kurti 1, vitin e kaluar.
Kur ne i ballafaqonim me të vërtetat e prapaskenave të pista për rrëzimin e një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike në të cilat ishin përfshirë, ata paskan qenë në siklet të Grenellit.