Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren ka vendosur që të mos i bashkohet as PDK-së e as VV-së në balotazhin e 14 nëntorit.
Në një postim në Facebook kjo degë njofton se ky vendim u mor në mbledhjen e kryesisë së LDK-së në Prizren.
Sipas LDK-së, qytetarët do ta kenë rastin t`i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre
“Në takimin që sapo mbajtëm, kryesia e LDK-së në Prizren, vendosi që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit. Qytetarët e Prizrenit, përfshi edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin t`i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, LDK më Prizren bëri të ditur se do të fillojë të merret me vetën duke i konsoliduar radhët e saj pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
“Ne LDK-ja e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me vetën, të bëjmë analizën e thellë të performancës në këto zgjedhje, e në baze te saj do ta fillojmë pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve tona. Dalja në votim është e drejtë demokratike dhe ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë duke votuar sipas vullnetit të tyre”, përfundon njoftimi.