(E plotësuar 12:40) - Procesi i vetingut është përgjigja më e mirë ndaj defekteve të sistemit të drejtësisë, dhe përmes këtij procesi institucionet e drejtësisë do të kenë gjyqtarë dhe prokurorë me integritet të lartë profesional. Kështu u tha në takimin e parë të grupit punuespër hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vetingut në sistemin e drejtësisë. Në këtë takim pjesëmarrës ishin përfaqësues të shumtë nga shoqëria civile, por aty munguan përfaqësuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës(KPK) dhe ata të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK).
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se vetingu do të siguroj vlerësimin e mirëfilltë dhe profesional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të performancës dhe profesionalizimit të tyre si dhe të verifikoj pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Kurti: Vettingu do të verifikoj pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve
“Përgjigje ndaj defekteve dhe dështimeve të tilla për drejtësinë është vettingu, vettingu do të siguroj vlerësimin e mirëfilltë dhe profesional të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve të performancës dhe profesionalizimit të tyre si dhe të verifikoj pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve[...] Do të doja të potencoja rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe kushtetues me sistemin gjyqësor dhe atë prokurorial pasi që përgjigja pozitive ndaj reformës sidomos nga ky sistem do të tregonte maturi dhe vullnet për reformat të cilat drejtësisë do i sjellin rezultate pavarësi profesionalizëm dhe besim. Reformat e këtilla duhet kuptuar si garantues më të madh të mbrojtjes së pavarësisë së gjyqësorit edhe për faktin se ekuilibri brenda pushtetit dhe mes pushteteve ka për detyrë ta siguroj këtë“, theksoi Kurti.
Shefi i ekzekutivit kosovar tha se sistemit i drejtësisë në Kosovë është i brishtë dhe ballafaqohet me mungesë të besimit të qytetarëve, prandaj sipas tij me vetting do eliminohet mungesa e qasjes në drejtësi për qytetar.
Kurti: Sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë, me vetting do e kthejmë besimin e qytetarëve në drejtësi
“Fatkeqësisht sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënies e me drejtësi selektive të pabarabartë. Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe prokurorial vazhdon ta karakterizoj sistemin e drejtësisë...Kjo reformë do eliminoj mungesën e qasjes në drejtësi për qytetarët dhe do garantoj rezultate cilësore dhe kthim të besimit të qytetarëve në drejtësi. Sepse na duhen gjyqtar të drejtë dhe efikas dhe prokuror me integritet dhe energjik. Pra, duhet përqendruar në hapat të atillë që do kenë për qëllim të fundit sigurimin e prokurorisë efikase, gjyqësorit të drejtë dhe së fundmi fuqizimit të llogaridhënies të sistemit gjyqësor”, tha ai.
Kurse, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se me këtë takim sot janë një hap më afër drejtë materializimit të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.
Haxhiu u shpreh se përmes procesit të vettingut sistemi i drejtësisë do ketë gjyqtar dhe prokuror me integritet të lartë moral dhe profesional.
Ajo po ashtu njoftoi se gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme pret të takohet me grupet parlamentare me qëllim që të arrihet konsensus politik për procesin e vettingut.
Haxhiu: Me veting do kemi gjyqtarë dhe prokurorë me integritet të lartë moral dhe profesional
“Për fat të keq gjendja në të cilën ndodhen sot gjyqësori dhe prokuroria në vendin tonë shkaktohet pikërisht si pasojë e pavarësisë së pamjaftueshme ndikimit nga jashtë dhe mungesës së llogaridhënies dhe transparencës, prandaj për reformën në drejtësi kanë vendosur qytetarët e Kosovës dhe vettingu është çelësi për të garantuar sukses afatgjatë në këtë nismë[...]Ky proces do të mundësoj që brenda sistemit të drejtësisë të kemi gjyqtar dhe prokuror që kanë integritet të lartë moral dhe profesional. Pra, para se gjithash është një proces që do i shërbej identifikimit të pjesës së shëndosh të dedikuar dhe përkushtuar të gjyqësorit dhe prokurorisë si dhe promovimit të më të mirëve në radhët e gjyqësorit apo gjyqtarëve dhe prokurorëve. Nuk kemi nevojë të ndërlikojmë sistemin por të përdorim mekanizimin e sistemit për të garantuar një sistem të drejtësisë që të jetë sa më afër qytetarit, sa më të parashikueshëm që secili qytetar pa dallim të marr drejtësinë e duhur në kohë të duhur...Dje i kam dërguar ftesa gjitha grupeve parlamentare me qëllim të arritjes së një konsensusi politik për reformën në drejtësi dhe unë pres gjatë këtyre ditëve dhe javës së ardhshme të takohem me secilin grup parlamentar të Kuvendit të Kosovës”, theksoi ministrja Haxhiu.
Lidhur me mungesën e përfaqësuesve të Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ministrja e Drejtësisë iu bëri thirrje që edhe ata të jenë pjesë e këtyre takimeve.
Haxhiu: Uroj të institucionet e drejtësisë të marrin pjesë në takimet e grupit punues
“Uroj që karriget e zbrazëtia të mos jenë në takimin e radhës dhe si ministre e Drejtësisë i ftoj përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë që të vijnë dhe të marrin pjesë në grupin punues për vettingun dhe po ashtu edhe në pakon e ligjeve”, u shpreh Haxhiu.
Ndërsa, në fillim të muajit tetor Qeveria e Kosovës ka miratuar koncept-dokumentin për procesin e vettingut dhe përgatitjet për këtë proces që do zgjas 5 vite pritet të nis në tre mujorin e parë të vitit 2022.
E Raporti i Progresit i vitit 2021 për Kosovën lidhur me procesin e vettingut kishte thënë se Qeveria ka shqyrtuar disa opsione për një proces për ‘vetting’ të gjyqësorit dhe prokurorisë derisa prezantimi i mundshëm i një rivlerësimi të plotë të njëhershëm të të gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve paraqet një burim shqetësimi serioz.
***
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Në këtë takim kryeministri Kurti tha se tashmë reformat në drejtësi janë në proces, e që synim kanë kthimin e besimit të qytetarëve.
Ai më tej ka shtuar se vendit i duhen prokurorë të drejtë dhe gjykatës efikas.
“Pas miratimit të koncept-dokumentit të procesit të vettingut sot kemi takimin e parë të grupit punues. Shtylla kryesore e vendit është drejtësia”.
“Reformat në drejtësi janë prapa nesh dhe nuk kemi dilema se a mund të ndodh apo jo, me këtë proces po i kthehet besimi qytetarëve. Na duhen prokurorë të drejtë dhe gjykatës efikas”.
Tutje Kurti tha se jo vetëm me vettingun, por në përgjithësi kjo Qeveri po sjell reforma dhe profesionalizëm në drejtësi.
“Krahas vettingut, Qeveria e Kosovës ka filluar reformat në drejtësi si ai i plotësim ligji të Lëshillit prokurorial e krejt këto japin zgjidhje të duhura për qytetarët dhe drejtësinë”.
“Përgjigja pozitive ndaj reforma tregon maturi që drejtësisë do t’i sjellin pavarësi, profesionalizëm dhe besim. Llogaridhënia ngrit efikasitetin dhe kthehet besimi në drejtësi e me këtë besim kemi pavarësi të pushtetit”.
Kurti shtoi se janë të vendosur që këtë reformë ta qojnë deri në fund.
***
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit të mërkurën mban mbledhje.
Rendi i ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Shqyrtimi në parim i projektligjit nr. 08/L-035 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-017 pë Ndihmë Juridike Falas;
3. Shqyrtimi në parim i projektligjit nr. 08/L-033 për Provimin e Jurisprudencës;
E ftuar Ministrja e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu.
4. Shqyrtimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr.08/L-007 për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë;
5. Formimi i grupit punues për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të KGJK-së dhe KPK-së;
6. Të ndryshme;
Vendi: N303Koha: 12:00