Mbi 730 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza në Kosovë

Aktuale

Mbi 730 mijë qytetarë të vaksinuar me dy doza në Kosovë

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 07:47
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë deri më tani janë vaksinuar kundër COVID-19 me dy doza 730.037 qytetarë.

Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës.

Aktualisht 441 persona janë të infektuar me COVID-19.

Derisa në 24 orët e fundit s’është shënuar asnjë viktimë. Po ashtu, nga 1651 testime të bëra, 21 qytetarë rezultuan pozitivë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat