​441 raste aktive me COVID-19

Aktuale

​441 raste aktive me COVID-19

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 08:21
Foto ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë 441 raste aktive me COVID-19. Vetëm në Komunën e Prishtinës janë 104 raste aktive me koronavirus.

Ndërkohë që Kosova vazhdon të përballet me pandeminë COVID-19.

Në të dhënat e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) njoftoi për 21 raste ët reja me COVID-18. Vlen të përmend se në 48 orëshin e fundit në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si shkak i infektimit me COVID-19.

Me qëllim të mbrojtjes nga virusi korona, qytetarëve po u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër COVID-19. Me ç’rast që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 1.568.983 doza të vaksinës, kurse 730.037 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Veç kësaj në Kosovë po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e vendosura nga institucionet shëndetësore e shtetërore.

Qeveria e Kosovës në kuadër të masave për luftimin e pandemisë, vendosi për shtyrjen e orarit të gastronomisë deri në orën 23:00, pasi që më herët ky sektor ishte lejuar të punojë deri në 21:30. Ndërkohë që ora policore mbetet në fuqi nga mesnata e deri në pesë të mëngjesit, me përjashtim të rasteve emergjente. Mirëpo gastronomët reaguan duke kërkuar që të punohet sipas rregulloreve komunale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat